Irak, thellohet skandali i torturave

07/03/2013 00:00

“Allah, Allah”, por nuk ishin britma gëzimi, por klithma terrori dhe
paniku. Me këto fjalë gazetari Peter Maas nis rrëfimin e tij të gjallë
mbi atë që ndodhte në qendrat e burgimit në Irak, nën përgjegjësinë
amerikane.

Hetimi i “The Guardian” dhe degës arabe të BBC rrezikon të shpërthejë një bombë të vërtetë. Sipas raportimit, Pentagoni thirri në Irak dy kolonelë në pension për të ndalur revoltën sunite dhe të dy ata menaxhuan njësitë me metoda të diskutueshme, siç tregon ekzistenca e qendrave konkrete të torturave, për të marrë informacione nga të burgosurit.

“Veteran i luftrave të pista”, e cilëson “The Guardian” kolonelin James Steele, 59 vjeç dhe ish-anëtar i forcave speciale që kanë vepruar në Amerikën Qendrore (El Salvador dhe Nikaragua), i thirrur nga sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld për të drejtuar trupin paraushtarak të Pentagonit për shtypjen e rebelimit sunit.

Përveç Steele në terren zbriti edhe koloneli James H. Coffman, që i raportonte direkt gjeneralit David Petraeus, ish-drejtor i CIA-s, i detyruar të jepte dorëheqjen pas një skandali seksual.

Coffman u thirr në Irak në qershor të vitit 2004 për të organizuar dhe stërvitur forcat e reja irakene të sigurisë, ndërsa tani konsiderohet nga shtypi i huaj si i lidhur me skandalin e torturave, në cilësinë e përgjegjësit të vëzhgimit të qendrave të burgimit.

Të dhënat e publikuara vënë në dyshim reputacionin e flamurit me viza dhe yje dhe përgjegjësia e funksionarëve amerikanë në këtë çështje është e qartë dhe e rëndë dhe krijon një preçedent të turpshëm për Amerikën.

Opinioni publik iraken kërkoi ndërprerjen e programit televiziv “Terrorizmi në duart e drejtësisë” kur filluan të shfaqeshin dëshmitë e para tronditëse. Prej andej filloi të dalë gradualisht në dritë një skandal që përfshin trupat amerikane në Irak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA