Ekonomia e SHBA, rritje të lehtë

07/03/2013 00:00

Vazhdon me ngadalë dhe gradualisht, por në mënyrë konstante, përmirësimi i ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është kjo panorama financiare e përshkruar nga Federal Reserve, që nënvizon se si pothuajse në të 12 rajonet e bankës qendrore aktiviteti ekonomik është zgjeruar me një ritëm modest në janar dhe në fillim të shkurtit.

Kjo, sipas FED, ka ardhur falë rritjes së përgjithësuar të shpenzimeve për konsum, si dhe përmirësimit të sektorit të turizmit dhe automobilistik, që ka regjistruar shitje solide.

Tregu i pronave të patundshme, thuhet në të ashtuquajturin “beige book”, është përforcuar pothuajse në të gjithë rajonet e bankës dhe çmimet e shtëpive kanë pësuar një rritje.

Ndërsa presionet inflacioniste kanë qenë në përgjithësi modeste, me përjashtim të disa lëndëve të para, thotë dokumenti i institutit federal.

Në rimëkëmbje është edhe sektori i shërbimeve dhe aktiviteteve të manifakturës, ndërsa është modest përmirësimi i kushteve të tregut të punës. Kërkesa për kredi, në fund, duket e qëndrueshme ose në rritje të lehtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA