Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ambasadorë u informuan nga kryeministri Hashim Thaçi për rrjedhat e raundit të gjashtë të bisedimeve në Bruksel.

Në një komunikatë të qeverisë së Kosovës thuhet se kryeministri Thaçi njoftoi z. Zhbogar dhe ambasadorët e BE-së për qëndrimin e Prishtinës lidhur me të drejtat dhe kompetencat e Asociacionit të Komunave, gjithmonë duke respektuar Pakon e Presidentit Ahtisari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Thaçi shprehu mirënjohje për gatishmërinë e baroneshës Ashton, e cila së shpejti pritet që ta vizitojë edhe Prishtinën, në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e formave të përshtatshme për arritjen e marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit”, lexohej në deklaratën e ekzekutivit kosovar.

Top Channel