Lëvizja Vetëvendosje akuzon drejtpërsërdrejti politikën zyrtare maqedonase për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Në një konferencë për media deputeti i këtij subjekti politik, Glauk Konjufca krahasoi shpërnguljen masive të shqiptarëve në ish-Jugosllavi në kohën e Aleksandër Rankoviçit me atë që po ndodh sot në Maqedoni.

“Para dy ditësh u pre në fytyrë Arlinda Bajrami, nxënëse e vitit të dytë nga Shkupi, teksa po kthehej nga shkolla. Kësaj ngjarje i parapriu prerja në fytyrë e 13-vjeçarit nga Shkupi, Blin Shabani. Po sulmohen kryesisht të rinjtë dhe zakonisht nëpër shkolla. Kjo po bëhet me qëllim që të sulmohet shkollimi shqiptar dhe ashtu që rinia shqiptare të terrorizohet e t’i lëshojë trojet e veta. Ky është një investim për analfabetizëm dhe shpërngulje, tamam si në kohën e Rankoviçit”, deklaroi Konjufca.

Konjufca tha se lëvizja Vetëvendosje mbështet protestat e shqiptarëve për të drejtat e tyre ne Maqedoni. Ai ftoi politikanët shqiptarë të cilët janë pjesë e pushtetit të vendosin në rend të parë interesin e bashkëkombasve të tyre në vend të interesit personal për pushtet.

Lëvizja Vetëvendosje kritikoi edhe Ministrinë e Jashtme të Kosovës për reagim të butë, siç u tha, ndaj dhunës së huliganëve maaqedonas mbi shqiptarët në Shkup.

Sipas nënkryetarit Shpend Ahmeti, deklaratat e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, se nuk ka çështje të hapura mes Maqedonisë dhe Kosovës, nuk qëndrojnë.

Sipas Ahmetit, çështje e hapur është trajtimi i shqiptarëve nga shteti maqedonas dhe për këtë qeveria e Kosovës duhet të interesohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA