Kandati demokrat për president në Malin e Zi, Filip Vujanoviç, deklaroi se nuk është i gatshëm të lejojë ndërtimin e bazave të NATO-s në vend, gjatë mandatit të tij të ardhshëm.

Mali i Zi negocion për një anëtarësim të mundshëm që prej vitit 2009 dhe i gjithë faktori politik përkrah anëtarësimin në aleancën politiko-ushtarake të përbërë aktualisht nga 27 shtete.

“Integrimi në NATO do të ishte me shumë dobi për vendin, në aspektin politik dhe atë ekonomik. Arritja e një statusi të tillë do të bënte Malin e Zi më tërheqës në sytë e investitorëve të huaj, pasi do të rriste profilin ndërkombëtar të Malit të Zi”, argumentoi Vujanoviç.

“Megjithatë, nuk ka asnjë qëllim apo plan për të hapur një bazë ushtarake të NATO-s në vend, aq më tepër pranë zonave bregdetare. Integrimi në NATO nuk mund të bëhet në kurriz të zhvillimit ekonomik dhe turistik të vendit tonë”.

Turizmi është një prej industrive kryesore në fqinjët tanë veriorë, një vend me 680 mijë banorë.

Rreth 1,44 milionë turistë vizituan Malin e Zi gjatë vitit të shkuar, duke krijuar një të ardhur neto prej 700 milionë eurosh.

Top Channel