Venezuela, SHBA: Kapitull i ri në historinë e tyre

06/03/2013 02:45

Shtetet e Bashkuara e kanë përshkruar vdekjen e Hugo Chavez-it, si një
“periudhë sfidash”, duke rikonfirmuar atë, që vet ata e quajnë
mbështetje të tyre për popullin venezuelian dhe interesave të tij, për
të zhvilluar një marrëdhënie konstruktive me Caracas-in.

“Ndërkohë që Venezuela nis kështu një kapitull të ri të historisë së saj, Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundur ndaj politikës që promovon parimet demokratike, sundimin e ligjit dhe respektin për të drejtat e njeriut”, thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Në Argjentinë, presidentja Cristina Fernandez de Kirchner pezulloi të gjitha aktivitetet e saj, pas shpalljes së lajmit të vdekjes së Chavez-it. Ajo dhe burri i saj, Nestor Kirchner, ishin kolegë të ngushtë të liderit venezuelian.

Në Peru, Kongresi mbajti një minutë heshtje në nder të tij. Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, tha se do të nisej urgjentisht për në Caracas. Qeveritë e Kilit dhe Ekuadorit lëshuan gjithashtu deklarata zyrtare, ku shprehnin ngushëllime për humbjen e tij. Ata të Ekuadorit thanë se e ndjenë humbjen, si të ishte mes tyre, teksa shpresojnë se fqinjët e tyre do të vazhdojnë më tej revolucionin e Chavez-it.

Analistët thanë se vdekja e Chavez mund të alternojë balancat politike në Amerikën Latine, duke i dhënë një goditje shteteve të majta dhe duke favorizuar vendet më të balancuara drejt qendrës.

Mund të ketë gjithashtu edhe një impakt ekonomik, duke ditur se Venezuela shet naftë nën çmimin e tregut për disa prej vendeve fqinje, sidomos ndaj Karaibeve.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, tha se ishte “i trishtuar” për mësimin e këtij lajmi, duke shtuar se Chavez kishte lënë një “përshtypje të pashlyeshme” ndaj venezuelianëve.

Zyra për Marrëdhëniet me Jashtë e Britanisë lëshoi një këshillë për vizitorët, që udhëtojnë drejt Venezuelës: “Ky është një moment tepër i ndjeshëm për atë vend. Duhet të shmangni me çdo kusht çdo miting publik në të”.

Top Channel