SHBA paralizohet nga stuhia e dëborës

06/03/2013 15:30

Një stuhi, e cila ka veshur me 30-40 centimetra dëborë disa shtete qëndrorë në SHBA, është duke u spostuar drejt lindjes, duke vendosur në alarm autoritetet dhe krijuar probleme serioze me transportin.

Shkollat u mbyllën të mërkurën në Minesota, Uiskonsin dhe Ilinios, ku ngrica në rrugë e bëri të rrezikshëm qarkullimin.

Mbi 1 100 fluturime u anulluan, shumica nga aeroporti kryesor “O’Hare” i Çikagos, ndërsa kryeqyteti Uashington DC përgatitet për 10-30 centimetra më shumë dëborë gjatë pasdites.

Në zonat malore të Merilendit, trashësia e dëborës ka arritur deri në 1 metër.

Si rrjedhojë e një aksidenti të shkaktuar nga kushtet atmosferike, një person ka vdekur, njëri është shpallur i humbur, ndërsa disa dhjetëra janë lënduar.

Shumica e shteteve qëndrore të SHBA-së ishin të mbuluar nga dëbora edhe më parë, ndërsa kjo stuhi ka përkeqësuar ndjeshëm situatën.

Autoritetet e shteteve të goditura i kanë bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet e tyre vetëm për raste domosdoshmërie ekstreme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA