Serbia vendosi të nderojë pas vdekjes liderin e ndjerë të Venezuelës, Hugo Chavez, me motivimin e “promovimit të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve”.

Ishte-presidenti Tomislav Nikoliç, ai që i akordoi Urdhërin e Republikës 58-vjeçarit Chavez, të konsideruar në një deklaratë të Beogradit zyrtar, si një mik “të popullit serb”.

Medalja dorëzuar Chavez shoqëroi një telegram ngushëllimi, adresuar zëvendëspresidentit të vendit amerikanojugor, Nicolas Maduro.

Gjithashtu, u konfirmua pjesëmarrja në funeralin shtetëror i një të dërguari të posaçëm të presidentit Nikoliç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA