LDK, akuza qeverisë për KEK-un

06/03/2013 17:15

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se shkarkimet e arkëtarëve dhe stafit teknik në KEK janë bërë me direktiva të qeverisë Thaçi për të mashtruar opinionin publik.

“Këta punëtorë nuk kanë aspak faj për këtë situatë. LDK vlerëson se përgjegjësia është tek aksionerët e kësaj ndërmarrjeje, që është qeveria e Kosovës”, thuhet në një komunikatë.

Sipas LDK, kjo qeveri po zhvat qytetarët përmes dhjetëfishimit të tatimit për energji, duke i taksuar dy herë ata. LDK kërkon përgjegjësi nga qeveria për këtë neglizhencë ndaj problemeve të qytetarëve.

“LDK është e shqetësuar me informatat e fundit që po qarkullojnë se Korporata Ndërkombëtare Financiare ka konstatuar se privatizimi i distribucionit të KEK-ut është bërë në kundërshtim me procedurat ligjore”, vijon komunikata.

Më tej, LDK kërkon që qeveria Thaçi të sqaroi para qytetarëve të vendit se mbi çfarë baze arriti të falë distribucionin me vetëm 26 milionë euro.

Top Channel