Komuna e Prishtinës hap konkursin e ri për skulpturën e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Pas anulimit të konkursit të mapërshëm për shkak të cilësisë së dobët të bocetave të dorëzuara nga aplikantët, komuna lëshoi të mërkurën një njoftim.

“Lajmërojmë të gjithë krijuesit, në vend dhe jashtë tij, se Komuna e Prishtinës ka shpallur konkursin ndërkombëtar për punimin e skulpturës së shtatores së presidentit Ibrahim Rugova, e cila do të vendoset në Sheshin e Pavarësisë. Konkursi është hapur ditën e sotme dhe do të jetë i hapur deri me 02 priill 2013”, thotë njoftimi.

Sipas tij, dosja me kushtet e konkursit mund të tërhiqet në bazë të kërkesës së kandidatëve, në formë elektronike në adresën: [email protected], deri më 22 mars 2013.

Ndërsa njoftimi për konkurs të projektimit me kushtet e përgjithshme për pjesëmarrje mund të shkarkohet nga faqja e internetit e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës (http://krpp.rks-gov.net/).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA