Siri, kryengritësit pushtojnë krahinën veriore

Kryengritësit sirianë konfirmuan pushtimin përfundimtar të të gjithë krahinës veriore të Raqës, pas disa muajsh të ashpra luftimi.

Njëkohësisht, në disa video të publikuara në internet të martën, rebelët shfaqen duke mbajtur guvernatorin e vendosur nga presidenti Bashar al-Assad në këtë krahinë.

Guvernatori Hassan Jalili shfaqet i rrethuar nga kryengritës entuziastë, i shoqëruar nga figura të tjera të larta të partisë.

Nuk ka informacione për të dhënat e tij, por Komitetit Kombëtar Sirian, organizata kryesore që drejton lëvizjet kundër qeverisë së Damaskut, premtoi se të burgosurve do t’u ofrohet një trajtim “i përshtatshëm”.

Pushtimi i krahinës së Raqës, nëse do të konfirmohet, do të përbëjë fitoren me të madhe strategjike për kryengritësit, në dy vitet e luftës civile, që ka shkatërruar pothuajse tërësisht vendin dhe i ka kushtuar jetën mbi 70 mijë sirianëve.


Ne Foto: Kryengritesit rrezojne bustin e ish-drejtuesit te Sirise, babait te Bashar, Hazef al-Assad, pas pushtimit te Raqes prej tyre. Pamje e marre nga imazhet e videos amatore te qarkulluar ne rrjet

Sipas raportimeve, beteja sporadike janë ende duke ndodhur në krahinë, ndërsa informacione të pakonfirmuara thanë se një autokolonë trupash të ushtrisë së rregullt është nisur me drejtim Raqën, me qëllim që të rikthejë provincën nën drejtimin qeveritar.

Top Channel