SHBA, “Dow Jones” thyen rekordin historik

05/03/2013 18:40

Bursa e Nju Jorkut, “Dow Jones”, regjistroi një rekord historik ditën e martë, duke u kthyer në nivele që nuk ishin parë që prej fillimit të krizës financiare botërore.

Indeksi i “Wall Street” kapi nivelin e 14 273 në kohën e drekës, duke tejkaluar rekordin e 14 198, të vendosur në tetor 2007.

Ky rikuperim është treguesi më i qartë se investitorët po rifitojnë besimin tek ekonomia amerikane dhe një shenjë inkurajuese për rritjen ekonomike gjatë 2013-s.

Treguesi bëhet edhe më domethënës, ndërsa niveli rekord arrihet në një kohë kur Uashingtoni është i mbërthyer nga debatet mbi thellësinë e shkurtimeve në buxhet.

”Dow Jones” ka dyfishuar vlerën, që kur ra në nivele historike prej 6 550 pikësh, në kulmin e krizës, në mars 2009.

Ky rikthim i besimit dukety se është inkurajuar nga të dhënat që tregojnë se industritë jo-industriale amerikane, të cilat grumbullojnë 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, vazhduan të rriten në muajin e shkurt.

Indeksi i një bursës është një tregues i vlerës së aksioneve të kompanive të kuotuara në bursë, në raport proporcional me peshën e tyre.

Ndikuar nga optimizmi amerikan, pothuajse te gjithe bursat boterore njohen rritje gjate dites, ndersa bursa e Londres, “FTSE”, regjistroi edhe ajo indeksin me te larte qe prej janarit 2008.

Top Channel