Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç i është lutur Egjiptit që të
rishikojë vendimin e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës, para
zyrtarizimit të tij.

Në një intervistë për gazetën egjiptiane “Al Ahram”, Nikoliç ka kërkuar nga qeveria e Kajros që të shqyrtojë sërish argumentet e paraqitura nga Beogradi.

Megjithatë, presidenti serb është shprehur i vetëdijshëm se njohja e pavarësisë nga Egjipti mund të zyrtarizohet dhe se ai nuk mund të bëjë asgjë për ta ndaluar këtë gjë.

“Me trishtim do të më duhet të mendoj për atë që do të pasojë nëse Egjipti njeh pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Nikoliç për të përditshmen egjiptiane.

Presidenti serb ka shtuar se, ka paralajmërime se vende të tjera islamike mund ta njohin Kosovën, si pasojë e presioneve të Perëndimit.

Egjipti njeh Kosovën

Në ditën e 5-vjetorit të Pavarësisë, Egjipti konfirmoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Kryeministri Thaçi e vlerësoi këtë si një moment të rëndësishëm për të dy kombet.

Lajmin e dha në Prishtinë e dërguara e posaçme e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi dhe njëherësh zëvendëspresidente e Egjiptit, Pakinam Al Sharkaui.

Ajo e cilësoi këtë si “një moment shumë të rëndësishëm për të dyja vendet, i cili do të ndihmojë në bashkëpunimin në shumë fusha, sepse – siç u shpreh – kemi një të kaluar të përbashkët, si në aspektin kulturor, ashtu edhe në atë historik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA