Një shpërthim i fuqishëm në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka
shqetësuar sërish banorët e kësaj pjese të Kosovës. Policia e Kosovës
për rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se një mjet i paidentifikuar
ka shpërthyer në ora 1.15 minuta, të martën, në rrugën “Tanaska Rajic”.

Sipas Policisë nuk dihet se kush ishte objekt i sulmit, meqë mjeti ka shpërthyer në rrugë në mes të një restoranti dhe banese.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet, derisa autorët e ngjarjes dhe shkaqet e shpërthimit mbesin ende të panjohura. Që nga janari i këtij viti, policia thotë se kanë ndodhur mbi 20 shpërthime të natyrës së tillë. Në asnjërin rast nuk është arrestuar askush.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA