Në Kosovë nuk ndalen protestat kundër faturave të shtrenjta të energjisë elektrike. Një e tillë është paralajmëruar sërish për të mërkurën nga qytetarë të cilet thonë se Korportata Energjitike  e Kosovës i ka fryrë faturat, në mënyrë të parregullt. 

Kështu, të mërkurrën në orën 12:00 para ndërtesës së KEK-ut në Prishtinë  do të organizohet protestë mbarëpopullore. Qëllimi i protestët njofton grupi organizator nuk do të jenë vetëm faturat e shtrenjta, por edhe parregullsitë që kanë shoqeruar ankesat, sic janë pushimet nga puna të puonjësve të pafajshëm e që sipas qytetarëve, KEK i ka  bërë për të amnistuar veten.

Teuta Hoxha, e cila ka folur në emër të këtij grupi qytetarësh tha se KEK, përkundër raportit të ZRrE-së nuk e ka ndaluar ndërprejen e energjisë  për qytetarët.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta