Vatikani ne “Sede Vacante”

04/03/2013 00:00

Pas pjesëmarrjes në meshën e parë të së dielës që kur Papa Benedikti la
detyrën, shume besimtare rrefyen se të qenit pa një papë ishte një
ndjesi e çuditshme. Kisha është tani në periudhën e funksionimit pa një
drejtues, e cila njihet si “Sede Vacante”.

“Eshte e cuditeshme, shume madje, te vish ne sheshin e Shen Pjetrit ne rome e te mos degjosh Angelusin e Papes. Kjo qe ne po perjetojme, eshte nje situate unike”, tha Fabio Ferrara.

“Kam pershtypjen se do te behemi deshmitare te ndryshimeve te medha. nuk guxoj te them cilat do te jene ato, por nuk mendoj se pasardhesi i Papes Benedikt do te jete ne gjendje t’i fshije si me magji te gjitha problemet e neglizhuara gjate sundimit te Racingerit”, thotë David Willey, korrespondent i BBC-së në Vatikan.

Kete te diel, bekimi i perhershem papnor mungoi dhe ndjesia e pergjithshme e njerezve te mbledhur ne sheshin e Shen Pjetrit ishte ajo e pasigurise. Askush nuk eshte mesuar me faktin qe nje Pape te jape doreheqjen.

Per Papen e ri, nuk ka kandidate zyrtare dhe as fushate te hapur. kardinalet e konsideruar favorite jane Peter Turkson i Ganes, Odilo Scherer i Brazilit, Marc Ouellet i Kanadase, Angelo Scola i Italise dhe Timothy Dolan i Shteteve te Bashkuara.

Top Channel