Nën hijen e problemit të pazgjidhur të kufirit detar dhe të Zonës
Ekonomike Ekskluzive ZEE që është edhe molla e sherrit midis dy
fqinjëve, Kryeministri grek Samaras është takuar në Stamboll me
homologun e tij turk Erdogan në kuadrin e Keshillit të Dytë të Larte të
Bashkepunimit midis dy vendeve.

Samaras i shoqeruar me gjysmen e Keshillit te Ministrave dhe nje ekip prej 100 biznesmenesh ka nenshkruar rreth 25 marreveshje me kreun e qeverise turke ne fushen e marines tregetare, te emigracionit te paligjshem,se sektorin e shendetsise dhe turizmit si dhe nje pakt ndihme ne raste fatkeqesie natyrore, ndersa te dy kane drejtuar mbledhjen e keshillit te perbashket prej 25 ministrash te te dy vendeve.

Kryeministri grek ka deklaruar para gazetareve se dy vendet do te perdorin zhvillimin ekonomik ne sherbim te paqes.Ndersa Erdogan ka shtuar se marredheniet midis dy fqinjeve sa vijne e permiresohen.

Pas nje tensioni te madh ne vitin 1996 midis dy vendeve per nje ishull ne Egje,ceshtjen qipriote dhe divergjencat per kufirin detar dhe ZEE, Athina dhe Ankaraja perpiqen te menjanojne problemet qe kane midis tyre.

Vizita e Samaras behet vetem disa dite pasi Qeveria greke ka protestuar me nje note zyrtare ne OKB pasi Ankaraja ka dhene leje ne menyre te njeanshme per kerkime sizmike ne zonat detare prane ishujve greke te Rodosit dhe Kastelorizos ne detin Egje ,ndersa Samaras ka deklaruar para pak javesh se Athina mund te shpalle ne menyre te njeanshme koordinatat gjeografike te kufijve te saj detare me fqinjet.

Vizita e delegacionit grek konsiderohet si nje rast i mire, per te permiresuar marredheniet diplomatike, por edhe ato tregetare te cilat u vleresuan ne vitin 2012 vetem ne fushen e eksportit ne mbi 5 miliardë euro.

Top Channel