Një vogëlushe 2-vjeçare është kuruar nga AIDS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fëmija nga Misisipi është 2 vjeç e gjysmë dha ka rreth një vit që nuk merr medikamente pasi nuk ka më asnjë shenjë të infeksionit.
Tashmë duhet të bëhen teste të thelluara për të kuptuar nëse trajtimi i kryer tek kjo vogëlushe është efektiv edhe tek fëmijët e tjerë. Rezultatet mund të çojnë në këtë mënyrë në zbulimin e një kure për virusin HIV.
Dr. Deborah Persaud, një virologe në Universitetin e Baltimorës, theksoi: “Kjo është një provë që HIV/AIDS mund të kurohet tek fëmijët.”
Nëse vajza do të qëndrojë e shëndetshme do të kemi të bëjmë me rastin e dytë në botë që kurohet nga AIDS.
Në vitin 2007, Timothy Brown u bë personi i parë me SIDA që u shërua. Virusi u hoq nga trupi nëpërmjet një kure për leuçeminë që përfshinte shkatërrimin e sistemit të tij imunitar dhe transplantimin e qelizave nga një dhurues që kishte një mutacion gjenetik të rrallë që i rezistonte HIV-it.
Në rastin e vajzës nga Misisipi u përdorën një “koktejl” ilaçesh që janë përdorur edhe më parë tek fëmijët e prekur nga virusi vdekjeprurës.
Top Channel