SHBA, kisha që ngjan me fytyrë pule

04/03/2013 13:15

Një kishë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bërë shumë e njohur mes përdoruesve të internetit pasi struktura e mureve të saj i jep pamjen e fytyrës së një pule.

Dritaret e mëdha ngjajnë me sy, ndërsa tjegullat të japin përshtypjen e sqepit duke bërë që vendi i shenjtë të quhet “kisha-pulë” nga njerëzit online.

Një nga frekuentueset e rregullta të kësaj kishe thekson për ‘Daily Mail’: “Nuk e dinim që kisha jonë ishte bërë e famshme në internet. Jemi të kënaqur që njerëzve u falim një buzëqeshje të paktën. Kemi vënë re që shumë turistë ndalojnë për t’i bërë foto, por nuk e besoja se kishën e njihnin shumë njerëz.”

Kisha është ndërtuar nga një grup peshkatarësh në vitin 1944 dhe pamja e saj është krejt e rastësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA