Ministri rumin i Punëve të Jashtme, Korlacean Titus, deklaroi se do të ishte “një gabim”, nëse Rumania nuk do të merrte parasysh progresin që ka bërë Kosova në këto vite, në qëndrimin që mbaj Bukureshti zyrtar në mosnjohjen e pavarësisë.
Së bashku me Spanjën, Sllovakinë, Greqinë dhe Qipron, Rumania është vendi i pestë i Bashkimit Europian që nuk e njeh pavarësinë e shtetit të dytë shqiptar të Ballkanit.
Megjithatë, në një intervistë për televizionin rumun “Realitatea”, Titus deklaroi: “Ekziston tashmë një realitet politik në Kosovë dhe kjo është një çështje që meriton të trajtohet me zgjuarsi, sinqeritet dhe mënyrë të hapur”.
Ministri i Jashtëm shtoi se Bukureshti zyrtar është duke ndjekur me vëmendje të posaçme dialogun Prishtinë-Beograd, si dhe rekomandimet e kryediplomates europiane, Catherine Ashton.
“Të gjitha këto janë realitete të cilat nuk mund të neglizhohen”, theksoi Titus.
Deklarata e ministrit të Jashtëm, Korcacean Titus, ishte e befasishme, duke pasur parasysh qëndrimin kundër njohjes së Kosovës, që ka përsëritur disa herë presidenti i vendit, Traian Basescu.
Top Channel