Monumenti për Thatcher përçan politikën britanike

04/03/2013 00:00

Vendosja e një monumenti në qytetin e lindjes për të nderuar ish-kryeministren britanike, Margaret Thatcher është shndërruar në një “mollë sherri” mes laburistëve dhe konservatorëve të ndarë në pro dhe kundër vendosjes së tij.

E çuditëshmja qendron në faktin se vendosja e monumentit mbështetet nga të zgjedhurit vendorë laburistë, “armiqtë” e përhershëm politikë të Thatcher, ndërsa anëtarët e partisë konservatore, që ajo udhëhoqi nga 1975 deri në 1979 e kundërshtojnë këtë propozim.

Laburistët thonë se ndërtimi i monumentit të Thatcher në Gratham, vendlindjen e saj, është një nderim për kryeministren më jetëgjatë të Britanisë në shekullin e 20-të dhe të vetmes kryeministre femër që vendi ka patur ndonjëherë.

Por konservatorët kanë rrëzuar propozimin e laburistëve në këshillin rajonal të pushtetit vendor me argumentimin se vendosja e monumentit është në kundërshtim me dëshirën e vetë ish-kryeministres që nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Thatcher udhëhoqi Britaninë nga viti 1979 deri në vitin 1990. Ajo mbahet mend për reformat dinamike në ekonomi si dhe vendosmërinë e treguar në konfliktin me Argjentinën në luftën për Ishujt Falklands. Thatcher urdhëroi ndërhyrjen ushtarake për të rimarrë këta ishuj dhe menjëherë pas kësaj u pagëzua në media si “Zonja e Hekurt”.

“Zonja e Hekurt” ishte edhe filmi i fundit biografik i realizuar së fundmi kushtuar jetës së ish-kryeministres britanike, e personifikuar më së miri nga aktorja Meryl Streep.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA