Të hënën në Maqedoni është hapur fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 24 marsit. Në ditën e parë të fushatës zgejdhore në Shkup qëndroi kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, cili u bëri thirrje shqiptarëve në Maqedonisë që të votojnë Partinë Demokratike Shqitpare dhe kandidatët e saj për kryetar komunal.

“Ditën kur do të votoni, më 24 mars, e cila çuditërisht i ka disa simbolika të cilat ju i dini, keni mundësinë të arrini një fitore që është e juaja, që do të sjellë një fitore të madhe. Besoj shumë që PDSH-ja, e udhëhequr nga zoti Menduh Thaçi, do të marrë shumicën e besimit”, deklaroi Haradinaj.

“Sinqerisht mendoj se shumë duhet të angazhohemi. Një pjesë të vëllezërve tanë dhe motrave tona që janë shumë të dëshpëruar dhe të zhgënjyer, mos t’i lejojmë që të largohen prej proçesit politik, t’i bindim që ka shanse, t’i bindim që ka mundësi dhe kjo mundësi është PDSH-ja, platforma e kësaj partie”, tha nga ana tjetër Menduh Thaçi.

Ndërsa partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim, një ditë më parë mbajti konventën promovuese të kandidatëve të saj për kryetar komunash. Lideri i BDI-së kërkoi mbështetjen e kandidatëve të partisë së tij për një jetë më të mirë dhe më cilësore në komunat ku jetojnë shqiptarët.

“Unë në emrin tuaj ju drejtohem të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, që të votojnë këta kandidatë, sepse jemi ne ata që në asnjë moment nuk kemi hezituar dhe nuk kemi ngurruar për të përmbushur premtimet”, deklaroi Ahmeti.

Fushata elektorale për promovimin e kandidatëve për kryetarë në 81 komuna, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, do të përmbyllet më 23 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA