Letonia aplikon për kalimin në euro

04/03/2013 15:30

Letonia aplikoi formalisht për t’iu bashkuar Eurozonës në vitin 2014, një lëvizje që mund të zgjerojë bllokun e shteteve që përdorin monedhën e përbashkët në 18.

Aplikimi i Rigës zyrtare erdhi pasi vendi i vogël Ballktik përmbushi të gjithë kriteret financiare dhe fiskale, për të pasur të drejtën e paraqitjes së kësaj kërkese në Bruksel.

Letonia vuajti një recesion të rëndë në prag të krizës financiare europiane dhe mori një hua të madhe nga BE për të financuar mbajtjen në këmbë të sistemit bankar.

Në këmbim të shumës së marrë, Letonia vendosi një sistem kursimi përpara se buxhetet e këtij lloji të bëheshin të zakonshëm në Europë dhe tashmë gëzon një prej ekonomive me rritjen më të ndjeshme brenda BE-së.

Komisioni Europian dhe Banka Qëndrore Europiane pritet të vendosin për kërkesën letoneze në muajin qershor.

Qeveria e Rigës thotë se ka përmbushur pesë kriteret e nevojshme për të hyrë në sistemin e monedhës së përbashkët, duke vendosur kufi mbi borxin kombëtar, defiçitin buxhetor, inflacionin, normat e interesit afatgjatë dhe me krijimin e një rezerve të rëndësishme në euro.

Pavarësisht këmbënguljes së qeverisë për të aplikuar për hyrjen në Eurozonë, një lëvizje e tillë kundërshtohet nga shumica e popullsisë, me 2/3 e letonezëve që shprehen kundër ndryshimit të monedhës vendase

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA