Trajneri i Kombëtares Bullgare të Mundjes, Armen Nazaryan vendosi të futet në një grevë urie dhe kërcënoi deri me vetflijim, nëse Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nuk do të rifusë këtë sport në kalendarin e Lojrave Olimpike.
Federata Bullgare e Mundjes informoi se Armen Nazaryan “ka vendosur që të mos hajë deri në fillimin e Kampionatit Europian në 22 mars, kohë gjatë të cilës do të ushqehet vetëm me lëngje”.
I lindur në Armeni, Nazaryan zhvilloi karrierën e tij si një mundës bullgar dhe fitoi dy medalje të arta, në Olimpiadën e vitit 1996 dhe 2000.
Me 16 medalje të arta në histori, mundja është sporti olimpik më i suksesshëm në Bullgari. Midis mundesve bullgare, konkurron edhe shqiptari i natyralizuar Elis Guri.
Nga viti 2020, “KON”-i vendosi në janar që mundja mos të jetë më një sport olimpik. Përjashtimi përfshin të dyja stilet, si mundjen e lirë ashtu edhe atë klasike, e njohur edhe si mundja greko-romake.
Shtatë sportet që konkurrojnë për një vend në Olimpiadë në vend të mundjes janë bejsbolli, karateja, patinazhi me patina, alpinizmi, skuoshi, uejkbordi dhe vushuja.
Top Channel