Gati veshja e Papës së ri

04/03/2013 00:00

Në rrobaqepësinë e vogël Gammarelli në qendër të Romës, vitrina e
rrethuar me dru lisi ofron një pamje shumë të veçantë: të ekspozuara aty
janë tre veshje papnore të masave të ndryshme: njëra e vogël, tjetra e
mesme dhe e treta e masës më të madhe.

“Ashtu siç e do tradita 100-vjecare tashme, per Papen e ri jane pergatitur tre veshje. njera eshte rroba e bardhe me pelerinen e kuqe, te cilen ati i shenjte do ta mbaje kur te shfaqet ne ballkon menjehere pas zgjedhjes”, thotë menaxheri Lorenzo Gammarelli.

Sipas zakonit, realizohen paraprakisht tre variante te se njejtes veshje per kreun e ri te Selise se Shenjte, perderisa nuk dihet cili do te jete ai. Ne krye te Kishes Katolike p.sh mund te zgjidhet kardinali i beshem amerikan Timothy Dolan ose Luis Antonio Tagle i Filipineve, i cili eshte shume trupvogel.
 
“Rrobat palosen dhe secila vendoset ne kutine qe i pershtatet masave te kapeles qe do te mbaje ne koke, kepuceve e te gjithe aksesoreve te nevojshem. Cdo veshje ka kutine e saj dhe sido qe te jete Papa i ri, i dobet apo i shendoshe, rroben e ka gati”, thotë Teresa Palombini, rrobaqepëse.
 
Shume pak turiste qe kalojne ne kete rrugice per te mberritur tek Pantheoni, nje prej tempujve te lashte me madheshtore te Romes, i hedhin ndonje veshtrim dyqanit ne Via Santa Chiara. Por vendasit qe dine se eshte vendi ku qepen rrobat e Papes jane ca me kurioze. Me te dale tymi i bardhe nga Kapela Sikstine, qe nenkupton zgjedhjen e Papes, murgeshat ne Vatikan bejne edhe perzgjedhjen perfundimtare te veshjeve qe do t’i pershtaten kreut te ri te Selise se Shenjte perpara se ai te dale ne ballkonin e tij per t’u perballur me boten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA