Emiratet e Bashkuara, gjyqi për puçin

04/03/2013 21:50

94 persona, të dyshuar si anëtarë të një organizate islamike, u paraqitën ditën e hënë në gjykim mbi akuzën e organizimit të një grushti shteti në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të dyshuarit u arrestuan në një seri operacionesh policore gjatë 2012-s dhe midis tyre përfshihen edhe 12 gra.

Nëse do të shpallen fajtorë, të akuzuarit rrezikojnë deri 15 vite burgim. Të pandehurit nuk do të kenë të drejtë apelimi.

Sipas qeverisë, 94 të arrestuarit ishin pjesë e një strukture të fshehtë, e lidhur me organizatën e Vëllazërisë Muslimane.

Një pjesë e tyre i përkasin grupit konservator fetar të Islah, i cili synon të zëvendësojë familjeren mbretërore në pushtet, me një regjim islamist, në përputhjet me rregullat strikte të ligjit islamik, sheriatit.

Top Channel