Policia e Kosovës ka konfirmuar se të dielën rreth orës 19 në Prishtinë
janë arrestuar dy persona, të cilët kanë qenë të kërkuar me fletë-arrest
ndërkombëtar.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth rastit, por mësohet se personat e arrestuar, janë dy të dyshuarit kryesor, të akuzuar nga Prokuroria e Maqedonisë, për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, të njohur si rasti “Monstra”.

Bëhet fjalë për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviç, së sipas aktakuzës së ngritur dyshohen autore ne ceshtjen “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta