Vritet numri dy i Al-Kaedës në Magreb

03/03/2013 12:40

Militanti islamik, Moktar Belmoktar, u vra nga ushtarët e Çadit në Mali. Lajmi u mesua nga Television Shteteror i Çadit, por nuk është konfirmuar nga burime te tjera.

Deklarata e ushtrise shpjegon se sulmi ndodhi ne malet Adrar de Ifhogas. Nje baze xhihadiste u shkaterrua si dhe u vranë disa terroriste, mes te cileve edhe Moktar Belmoktar.

Gjate ofensives u sekuestruan 60 automjete dhe pajisje ushtarake. Ish-lideri i Al Kaedës thuhet se urdheroi sulmin në impiantin e gazit në Algjeri, ku mbeten të vrare 37 pengje.

Raportimet per vrasjen vijne nje dite pas Presidenti i Çadit, Idris Debi bëri publike vrasjen e militantit të Al-Kaedës, Abdelhamid Abou Zeid, gjate perleshjeve te armatosura ne veri te Malit.

Vdekja e tij pritet te konfirmohet pas analizave te ADN-se. Ai besohet se ishte numri i dy i Al-Kaedes ne Magrebin Islamik, organizate qe po perballet me trupat nderkombetare ne Mali.

Ushtria franceze, qe drejton ofensiven ushtarake ne veri te ketij vendi, nuk ka konfirmuar asnjeren prej vdekjeve.

Por, te premten, presidenti francez Francois Hollande tha se operacionet ne Mali jane ne fazen e fundit. Korrespondenti i “BBC”-se ne Afriken Perendimore tha se vdekja e Moktar Belmoktar eshte shpallur gabimisht disa here.

Megjithese, kjo eshte deklarata e pare zyrtare per vrasjen e tij, mbeten disa pikepyetje si munden ushtaret e Çadit te konfirmojne kaq shpejt identitetin e tij.

41-vjeçari Moktar Belmoktar, prej më shumë se dy dekadash eshte nje militant islamik. Ai u stervit ne Afganistan, ku humbi nje sy gjate luftimeve ne rebelimin islamik te viteve 1990.

Me pas iu bashkua Al-Kaedes se Magrebit Islamik qe vepron ne Sahara, ndersa me pas doli nga radhet e saj per te formuar grupin e tij. Ai njihej ndryshe edhe si “Zoti Malboro” per rolin ne trafikun e paligjshem te cigareve ne rajon.

Top Channel