Siri, al-Assad: Britania kërkon luftë

03/03/2013 09:05

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, akuzoi Britaninë e Madhe për mosrespektimin e kombit të tij dhe si provokuese e një ndërhyrje ndërkombëtare mbi vendin.

Në një intervistë për “Sunday Times”, Assad konsideroi se Londra ka një qasje naive ndaj konfliktit dhe se është e vendosur që të përshkallëzojë krizën drejt një lufte të gjerë.

Presidenti i vendit të përfshirë prej dy vitesh nga një luftë e përgjakshme civile përsëriti ofertën e tij për bisedime të kushtëzuara me kryengritësit.

Britania e Madhe mbështet kryengritësit, por pa u siguruar atyre armë dhe mjete të tjera në shërbim të luftës. Megjithatë, në një samit të zhvilluar në fund të shkurtit në Romë, ministri i Jashtëm, Ëilliam Hague, pranoi se ndërhyrja ushtarake është një mundësi për të ardhmen.

Në intervistën e tij, Presidenti Assad konsideroi kryeministrin britanik, David Cameron, si “naiv, konfuz dhe pa një ide për situatën”. “Ne nuk presim që një zjarrvënës të shndërrohet në një zjarrëfikës”, deklaroi Assad. “Për ta thënë troç, Britania ka luajtur një rol jashtëzakonshit jokonstruktiv në rajon për dekada, mbase edhe për shekuj. Problemi i Britanisë është që sjellja sipërfaqësore dhe arrogante e qeverisë vetëm sa nxjerr në pah traditën e arrogancës dhe hegjemonisë kolonialiste të këtij vendi”.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që prej nisjes së konfliktit sirian, mbi 70 mijë persona janë vrarë, ndërsa kriza duket ende larg zgjidhjes.

Top Channel