Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar rreth situatës së tensionuar ditëve të fundit në Republikën e Maqedonisë.

MPJ dënon aktin e rrahjes së nxënësve shqiptarë dhe konsideron se përshkallëzimi i dhunës gjatë ditës së premte dhe të shtunë në Shkup, dëmton marrëdhëniet ndëretnike shqiptaro-maqedonase në këtë shtet multietnik.
 
Po ashtu, në reagimin e MPJ së Kosovës, u bëhet thirrje të dyja palëve në Maqedoni, veçanërisht të gjithë faktorëve politikë që të tregojnë maturim, pjekuri dhe veprim politik të përgjegjshëm për të shmangur tensionet ndër etnike.
 
Përveç kësaj, MPJ që drejtohet nga ministri Enver Hoxhaj, i bën thirrje autoriteteve zyrtare të Shkupit që të ndërmarrin masa të vendosura për zbulimin dhe dënimeve e autorëve të akteve të tilla të dhunës dhe të incidenteve me sfond etnik duke vlerësuar se forca e ligjit duhet të veprojë ndaj kujtdo që kryen apo mbështet akte të tilla.
 
Në anën tjetër, në shenjë proteste ndaj dhunës kundër të rinjve shqiptarë, disa qytetarë kanë fshirë flamurin e Maqedonisë nga obelisku i pavarësisë së Kosovës “New Born”, ku me rastin e 5-vjetorit të shtetësisë së Kosovës u paraqitën flamujt e rreth 100 shteteve që deri më tani e kanë njohur Kosovën.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta