Portugali, qindra mijëra kundër qeverisë

03/03/2013 09:40

Qindra mijëra portugeze protesojnë kundër masave shtrënguese të kursimit në një prej vendeve ku kriza ekonomike ka shkaktuar një rënie drastike të nivelit të jetesës.

Një turmë e madhe u grumbullua në Lisbonë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë aktuale.

Shumë prej parrullave që mbanin në duar protestuesit dënonin “Trojkën”, kreditorët e FMN-së, Komisionit Europian dhe Bankës Qëndrore Europiane, që kanë financuar një hua masive, duke imponuar shkurtime të rënda nga buxheti.

Qeveria konservatore në fuqi ka rritur ndjeshëm taksat, duke ulur njëkohësisht rrogat e administratës dhe pensionet ndërsa përpiqet të reduktojë defiçitin.

Aktualisht, Portugalia është vendi i tretë pas Greqisë dhe Spanjës me papunësinë më të madhe në Eurozonë, me 17,6% të forcës aktive dhe që dëshiron të punësohet, që nuk është në gjendje të sigurojë një vend pune.

Me ekonominë në stanjacion dhe masa të tjera shkurtuese që pritet të hyjnë në fuqi, parashikohet që papunësia të arrijë 20% deri në fund të vitit.

Top Channel