Raste të tjera të dyshuara me Ebola në Brazil, izolohen dy burra nga Kongo dhe Uganda
Të paktën 45 persona janë vrarë nga një shpërthim me bombë në qytetin pakistanez të Karaçit, ka bërë të ditur policia.
Shpërthimi, në zonën e muslimanëve Shiitë të Abbas Town, shkatërroi disa ndërtesa, ndërkohë që disa të tjera u përfshinë nga flakët. Disa raportime flasin edhe për një shpërthim të dytë.
Ekipet e shpëtimit kanë hasur vështirësi në kërkimet për njerëz nën rrënoja. Minoriteti Shiit në Pakistan është objektiv i sulmeve të vazhdueshme sektariane nga grupet e militantëve Sunnitë.
Shpërthimi ka shkaktuar një rè të madhe tymi në qiellin e Karaçit, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë në disa pjesë të qytetit. Qytetarët janë duke përdorur dritat e makinave për të ndihmuar ekipet e shpëtimit të kërkojnë për të mbijetuar, raportojnë mediat vendase.
Më shumë se 150 persona janë plagosur dhe ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet. Puna e ekipeve të shpëtimit është shtyrë, pasi disa rezidentë qëlluan me armë në ajër, në shenjë reagimi për këtë masakër.
Top Channel