Siri, rebelët: Duam armë nga Amerika

02/03/2013 00:00

Shtetet e Bashkuara po perpiqen të shtojnë ndihmat për rebelët sirianë.
Por një prej liderëve kryengritës, Salim Idris thotë se luftëtarët e tij
kanë nevoje për armë nga Amerika, e jo për ushqime dhe fasho.

Na duhen raketa antitank e antiavion per te frenuar vrasjet e forcave te Bashar al Assadit, pohoi ai per agjensine e lajmeve Associated Press. E vleresojme ndihme humanitare te shteteve te bashkuara, por ajo nuk do t’i coje kundershtaret e regjimit sirian me prane fitores, shton Idris. ëashingtoni deklaroi këtë javë se do t’u dërgojë për herë të parë drejtpërdrejt edhe 60 milionë dollarë ndihmë ushtarake jo vdekjeprurëse rebelëve, dhe disa vende europiane pritet te bejne te njejten gje. Por analisti politik sirian, Tarek Ahmad, mendon se Ameriken e shqeteson perfshirja direkte ose edhe jo e drejtperdrejt ushtarake ne Siri dhe nuk po i ofron kryengritesve armet qe ata prisnin prej saj.

“Shtetet e Bashkuara nuk do ta permbysin me force qeverine aktuale, sepse nje gje e tille mund ta zhyste sirine ne kaos per 10 apo 20 vjet te tjera. Dhe duke pasur parasysh pozicionin e rendesishem gjeopolitik te saj, kriza do te perhapej shume shpejt ne te gjithe rajonin”, tha Tarek Ahmad, analisti politik sirian.
 
Sipas Ahmadit, ëashingtoni ka dhe nje frike tjeter: ai druhet se armet e ofruara rebeleve mund te perfundojne ne duart e ekstremisteve, ndersa nisma ne vetvete mund te ndeshte ne kundershtimin e rusise, iranit e disa vendeve te tjera, e ne kete menyre, mbeshtetja per damaskun, do te rritej. Moska ne fakt e ka bere qe tani te qarte se nuk pajtohej me idene e nje ndihme te tille, qe sipas saj, nuk do t`i jape fund konfliktit thuajse dyvjecar te vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA