Qyteti i Shkupit, në Maqedoni, ka kaluar një natë të tensionuar, me
huliganët e organizuar maqedonas që kanë sulmuar banorët me etni
shqiptare.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “INA”, tensionimi i situatës nisi me protestën e dhunshme të mbajtur para selisë së qeverisë, kundër emërimit të Talat Xhaferrit si ministër i Mbrojtjes.

Huliganët maqedonas kundërshtuan këtë emërim me argumentin se Xhaferri në të kaluarën ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Pas protestës para selisë së qeverisë, ku u përleshën me policinë, manifestuesit u shpërndanë në grupe dhe nisën të sulmonin banorët shqiptarë.

Sulmet u përqendruan fillimisht në zonën qendrore të kryeqytetit, për t’u përhapur më pas në lagje të tjera duke vënë në shënjestër banorët me etni shqiptare.

Sipas disa dëshmitarëve, të cituar nga “INA”, huliganët përdorën dhunë dhe nuk u ndalën as para pranisë së forcave të policisë, të cilat u vendosën në disa akse rrugore.

Pas sulmeve, ata u strehuann në lagjet me dendësi maqedonase, si në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisella Voda, Draçevë, etj, shton më tej burimi mediatik.

Ngjarjet e së premtes mbrëma vijnë pas atyre të mesditës së të enjtes, kur dhjetra nxënës shqiptarë të shkollës së mesme “Dimitar Vllahov” u sulmuan në Shkup nga persona të panjohur.

Pas këtij sulmi, shkruanin mediat në Shkup, qëndrojnë disa tifozë maqedonas të skuadrës së basketbollit MZT-SHKUP, rreth 30 nga të cilët u morën në pyetje të premten nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA