Parashutisti “Mary Poppins” hidhet me çadër

02/03/2013 00:00

I frymëzuar nga filmi “Mary Poppins” ku protagonistja kryesore me të njëjtin emër shfrytëzon një çadër të thjeshtë për të fluturuar, një parashutist provoi të njëjtën gjë.

Bëhet fjalë për Erik Roner i cili u lëshua nga qindra metra lartësi i varur në një çadër. Pasi i rezistoi për disa metra presionit të ajrit, çadra u shkatërrua dhe Roner u detyruar ta lëshojë atë e t’i besojë parashutës për të patur një ulje pa incidente në sipërfaqen e tokës.

Gjithcka është filmuar nga dy kamera, një e mikut të tij dhe tjetra e vendosur nga ai vetë në një kapele të përshtatur posacërisht për rastin në fjalë.

Top Channel