E gjithë sipërfaqja e liqenit të Fierzës në Kukës është ndotur, por për këtë asnjë prej institucioneve nuk ka ndërhyrë, duke lënë në mëshirë të fatit jo vetëm ujërat, por duke vënë në rrezik edhe faunën e liqenit.

Sic tregojnë edhe pamjet sipërfaqja e liqenit mbizotërohet nga mbeturina të të gjitha llojeve duke nisur nga shishet plastike, metalike, mbetje urbane, spitalore dhe materiale ambalazhi.

Ndotja masive e liqenit tashmë është kthyer në një shqetësim për banorët e Kukësit të cilët konsumojnë peshkun që merret nga ky liqen, por për këtë cështje asnjë prej instancave nuk ka ndërhyrë duke e hedhur përgjegjësinë sa në një institucion në tjetrin.

Këto mbeturina vijnë e grumbullohen në basenin e Fierzës nga Kosova e Maqedonia, përmes Drinit të Zi e Drinit të Bardhë, duke qenë se ujërat grumbullohen në këtë liqen e më pas shfrytëzohen për prodhim energjie nga hidrocentrali i Fierzës.

Specialistët e ekosistemit shpesh herë kanë ngritur zërin për situatën që po përjeton ky liqen, pasi ndotje të tilla dëmtojnë rëndë ekosistemin e tij, por edhe ambientin në të cilin ujërat e liqenit prekin bregun.

Sipërfaqja e këtij liqeni në territorin e Shqipërisë është 64 km2, ndërsa gjithsej sipërfaqja po të llogaritim edhe pjesën e liqenit në Kosovë shkon në 71 km2. Niveli i ujrave është 270 metër mbi nivelin e detit. Thellësia maksimale e tij është 128 metra.

Ky liqen u krijua në vitin 1976 me ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës. Në këtë liqen me sipërfaqe 71 km2 e me thellësi maksimale 128 metër, rriten 15 lloje peshqish. Shumë i preferuar është peshku Luçiperkë, peshk që rritet vetëm në këtë liqen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA