Kongo, granatë në spital, 57 të vdekur e të plagosur

02/03/2013 02:00

Bilanci i përkohshëm flet për 57 persona të përfshirë mes të vdekurve dhe të plagosurve të një sulmi me mortaja kundër një spitali në Kitchanga, në pjesën lindore të Kongos.

Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Eduardo del Buey, duke cituar informacionet e marra nga misioni i OKB-së në vendin afrikan.

Rajoni në fjalë është skenë e përplasjeve të dhunshme prej 3 ditësh, mes ushtrisë së rregullt të vendit dhe milicisë, të quajtur “Aleanca e patriotëve për një Kongo të lirë”.

Top Channel