Kerry pritet me protesta në Egjipt

02/03/2013 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka mbërritur në Egjipt dhe e
menjëhershme ka qenë protesta e qindra manifestuesve që i kanë vënë
zjarrin komisariatit të policisë në Port Said, qytezë në veri-lindje të
Egjiptit.

Teksa i dërguari i Shtëpisë së Bardhë mbërrinte në kryeqytet për bisedime me presidentin Mohamed Mursi, ministri i Mbrojtjes, Abdel Fatah Sisi, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil el Araby dhe eksponentë të shoqërisë civile egjiptiane kanë hedhur gurë dhe shishe molotov kundër komisariatit, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria egjiptiane e Brendshme në një komunikatë për shtyp. Sulmi ndaj Port Said është kryer nga një turmë kundërshtarësh të presidentit Mursi, i njohur për prirjet e tij islamike.

Pasi kanë hedhur gurë dhe bomba molotov ndaj komisariatit, protestuesit nuk kanë lejuar zjarrfikësit të ndërhyjnë për të zbutur flakët.

Më parë pati raportime për një protestues të vrarë dhe 30 të tjerë të plagosur në manifestimet në Mansura, në degën e Nilit.

Në fund të një jave protestash civile kundër Mursit dhe pushtetit silamik në vend, situata u tensionua pasi një aktivist u shtyp nga një makinë e policisë. Ndërsa në dhunën që shpërtheu pas një tentative për të sulmuar një ndërtesë qeveritare mbetën të plagosur edhe 10 policë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA