Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të kenë një takim bilateral në Irlandën e Veriut, gjatë takimit të G8 në muajin qershor.
Lajmin e bën të ditur Shtëpia e Bardhë, duke nënvizuar se Obama do të marrë pjesë gjithashtu edhe në takimin e G20 në Shën Pjetërburg, në shtator.
Ndër të tjera, Barack Obama dhe Vladimir Putin pritet të bisedojnë për situatën e rënduar në Siri, teksa të dy presidentët “janë dakord për nevojën e implementimit të një tranzicioni politik” atje, duke i dhënë kështu fund dhunës, që ka shpërthyer prej muajsh, madje sa më shpejt të jetë e mundur.
Shtëpia e Bardhë njofton gjithashtu se takimi mes liderëve të dy prej vendeve më të fuqishme të botës, është caktuar pas një bisede telefonike mes tyre.
Top Channel