Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse te rrime e te presim. Ekipet e
shpetimit jane detyruar te ndalojne kerkimet per 37-vjeçarin e perpire
nga nje grope 30 metra e thelle qe u hap poshte dhomes se gjumit te
shtepise se tij ne Tampa te Floridas.
Perpjekjet e skuadrave te ndihmes jane bllokuar nga fakti qe gropa vazhdon te zgjerohet, duke e bere kerkimin teper te rrezikshem. Pas nje telefonate nga familja e viktimes se kesaj fatkeqesie natyrore, te identifikuar si Jeff Bush, punonjesit e shpetimit mberriten me shpejtesi ne vendngjarje, por gjithe cfare munden te benin ishte te nxirrnin nga rreziku vellain e 37- vjecarit, qe ishte hedhur ta shpetonte.
“Pjesetaret e familjes degjuan nje zhurme te forte ne dhomen e gjumit, si te ishte perplasur nje makine. Vrapuan te shihnin cpo ndodhte dhe degjuan zerin e 37-vjecarit qe vinte nga toka, por nuk e shihnin. I vellai u perpoq ta shpetonte, por nuk e shihte”, tha Ron Rogers, shef i departamentit te zjarrfikesve, konteja Hillsborough.
Sipas Rogersit, gropa te tilla nuk jane ta pazakonta ne Florida.
“Florida qendron praktikisht mbi nje sistem nentokesor shpellash te mbushura me uje, e ne momentin qe ai per nje arsye apo nje tjeter, zhvendoset prej andej, i gerryen keto guva e ne disa raste, ato shemben”, tha Rogers.
Kater te rriturit e tjere dhe nje femije qe ndodheshin ne shtepi ne momentin e fatkeqesise, arriten te shpetonin. Autoritetet kane vendosur nje perimeter sigurie prej gati 30 metrash perreth baneses, ne perpjekje per te shmangur incidentet e tjera.
Top Channel