Elizabeta II anulon vizitën në Uells

02/03/2013 04:55

Mbretëresha e Anglisë është detyruar të anulojë vizitën e saj në Swansea të Uellsit, për të festuar ditën e Shën Dejvid, pas simptomave të vazhdueshme të një problemi në stomak.

Buckingham Palace njoftoi se monarkja 86-vjeçare vuan nga gastroenteriti. Ajo do të shkonte për të prezantuar anëtarët e batalionit të 3-të mbretëror uellsian, në prag të shënimit të ditës së Shën Dejvid.

Tashmë ajo do ta kalojë fundjavën në familjen mbretërore (Windsor) dhe gjendja e saj do të vlerësohet në ditët e ardhshme”. Kjo do të ishte hera e parë, që Mbretëresha do të nderonte batalionin e 3-të mbretëror uellsian, sipas zakonit me pras (presh), batalion i cili bën pjesë në forcat rezervë të regjimentit.

Gjithsesi, ceremonitë e së shtunës, përfshi edhe një paradë përpara ndërtesës Guildhall të Swansea-s, do të zhvillohen, pavarësisht mungesës së Mbretëreshës. Zotëria Toger, Byron Lewis, do të marrë rolin kryesor në këto ceremoni.

Festimet e së shtunës do të vinin pas disa shfaqjeve të tjera mbretërore, për të njëjtën ditë feste, edhe në Cardiff.

Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall mbajtën një shërbesë në kishën St John The Baptist City Parish, përpara se të vizitonin Kolegjin Mbretëror Uellsian të Muzikës dhe Dramës.

Të enjten, Mbretëresha kaloi ditën në Buckingham Palace, ku prezantoi nderime ndaj disa fituesve olimpikë të Lojërave Olimpike 2012. Ndër pjesëmarrësit olimpikë të nderuar ishin Jessica Ennis dhe Dave Brailsford.

Top Channel