Chavez “në gjendje të rëndë”

02/03/2013 00:00

Presidenti venezuelian, Hugo Chavez po i nënshtrohet seancave të reja të kimioterapisë që mbërrijnë pas operacioneve të vështira që kreu ndaj sëmundjes  së kancerit në Kubë.

Seancat e kimioterapisë për presidentin po kryhen në një spital të Karakasit. Lajmi u njoftua nga zv.presidenti Nicolas Madura para turmës së njerëzve para spitalit ushtarak në kryeqytetin e Venezuelës.

Të enjten, Maduro deklaroi se Chavez po lufton me vdekjen. Gjendja e presidentit raportohet shqetësuese. Burime të pakonfirmuara thonë se kanceri i ka prekur gjysmën e mushkërisë dhe gjendja e Chavez vazhdon të përkeqësohet.

Chavez mori mandatin e tretë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Ai ndodhet ende në detyrë, pavarësisht se nuk ka kryer ende betimin për shkak se në datën e caktuar sipas kushtetutës së vendit, ai ndodhej për kurim në Kubë.

Top Channel