Pas sulmit të së enjtes ndaj nxënësve shqiptarë qëndrojnë disa tifozë maqedonas të skuadrës së basketbollit MZT-SHKUP. Kështu shkruajnë mediat në Shkup, sipas të cilave rreth 30 tifozë janë marrë në pyetje të premten nga policia.

Por, këto informacione policia nuk ka dashur t’i konfirmojë, por as nuk i ka mohuar. Nuk përjashtohet mundësia që ky sulm të jetë si pasojë e revoltës tek tifozët maqedonas nga emërimi i ish-komandatit të UÇK-së Talat Xhaferi në krye te Ministrisë së Mbrojtjes.

Tifozët e skuadrës së basketbollit MZT-SHKUP, gjatë ndeshjes së fundit ndërkombëtare që kjo skuadër zhvilloi para disa ditëve në kryeqytetin maqedonas, mbanin parulla kundër emërimit të Xhaferit për ministër të Mbrojtjes.

Ndërkohë, lidhur me incidentet e fundit, përfshirë edhe sulmin ndaj 13 vjeçarit Blin Shabani, ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, i cili ka kërkuar nga organet kompetente që me urgjencë të ndërmarrin masa për kapjen e fajtorëve.

Sulmohen nxënësit shqiptarë

Mesditën e së enjtes dhjetra nxënës shqiptarë të shkollës së mesme “Dimitar Vllahov” u sulmuan në Shkup nga persona të panjohur.

Fëmijët thanë se sulmuesit ishin të maskuar dhe të armatosur me mjete të forta dhe thika. Tre prej nxënësve shqiptarë u lënduan rëndë dhe u dërguan për kurim në spitalin e qytetit.

Sipas nxënësve, sulmuesit folwn maqedonisht. Ata sqaruan se policia mbërriti në vendngjarje me rreth 40 minuta vonesë pas incidentit.

Ajo nuk ndërmori asnjë aktivitet për ndjekjen e tyre, por thjesht mblodhi dëshmi nga të lënduarit. Gjysma e fëmijëve qëndruan disa orë në ambientet policore ku dhanë dëshmitë e tyre mbi ngjarjen.

Nxënësit e sulmuar janë nga komuna Haraçinë e Shkupit. Kreu i kësaj komune, Basri Bajrami deklaroi se kjo dhunë është një skenar që ka për qëllim destabilizimin e situatës dhe mbjelljen e frikës te shqiptarët. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA