Tejkalohet kriza politike në Maqedoni. Liderët maqedonas Nikolla Gruevski dhe Brankovs Cervenkovski nuk kanë mundur t’i rezistojnë presionit të zyrtarëve të lartë evropianë.
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Shtefan Fyle, i shoqëruar nga raportuesi për Maqedoninë në Parlamentit Evropian, Richard Howitt dhe ish kryetari i Parlamentit Evropian, Jerzy Busek, kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Shkup me dy palët e përfshira në këtë krizë.
Takimi, që zgjati rreth tre orë, është zhvilluar tek vila e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov, ku lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe ai LSDM-së Branko Cervenkovski kanë arritur marrëveshjen që opozita të kthehet në Parlament, të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 24 marsit, ndërsa pas përfundimit të tyre të bisedohet edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sa i përket incidenteve të 24 dhjetorit është vendosur të formohet një komision anketues për të zbardhur të vërtetën e dëbimit të deputetëve dhe gazetarëve nga Parlamenti. Presidenti Gjorgje Ivanov ka falëmnderuar treshen evropiane e cila ndihmoi në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.
Top Channel