Një gjeneral serb, i dënuar me 27 vjet heqje lirie për krime kundër njerëzimit, u la i lirë nga Gjykata e Hagës në apel.
Momcilo Perisiç, i cili komandoi ushtrisë jugosllave në luftë në Bosnje dhe Kroaci, u shpall fajtor për udhëheqje të spastrimit etnik dhe vrasjeve në masë në vitin 2011.
Megjithatë, në rishqyrtimin e çështjes, gjykatësit e Hagës argumentuan se Perisiç nuk kishte drejtuar serbë etnikë në Bosnje dhe as kishte përdorur ndihmuar me armë apo mjete të tjera forcat paraushtarake të përfshira në masakra.
Gjithashtu, gjykatësit thanë se pavarësisht funksionit të tij, ai nuk ishte në gjendje që të urdhëronte ushtarët nën komandë që të ndalonin bombardimin me artileri të Zagrebit, gjatë rrethimit të kryeqytetit kroat.
Mbi Perisiç rëndonin edhe dyshime për pjesëmarrjen në masakrën famëkeqe të Srbrenicës, por për ato ai u shfajësua që në gjykimin e parë.
Përballë pamundësisë për të mbështetur vendimin e shkallës së parë me rënien e provave kryesore të çështjes, apeli urdhëroi lirimin e menjëhershëm të gjeneralit.
Nga ana e tij, Perisiç ka këmbëngulur gjithmonë në pafajësinë e tij.
Top Channel