Raste të tjera të dyshuara me Ebola në Brazil, izolohen dy burra nga Kongo dhe Uganda Papunësia në Eurozonë përjetoi një rritje të re gjatë muajit janar, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e premte.
Raporti i “Eurostat” vlerësoi se në 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët, norma e papunësisë arriti vlerën rekord të 11,9% të forcës aktive të papunë.
Kjo është norma më e lartë e papunësisë që prej fillimit dhe përdorimit të monedhës euro, 15 vjet më parë dhe shfaq një rritje prej 0,1% në krahasim me muajin paraardhës.
Niveli më i lartë i papunësisë regjistrohet në Greqi, me 27% të forcës aktive dhe 56% të të rinjve të grupmoshës 18-25 vjeç, ndërsa vendi me papunësinë më të ulët është Austria, me 4,9%.
Vendet të tjera problematike përsa i përket papunësisë mbeten dy shtetet e Gadishullit Iberik, Spanja dhe Portugalia, ku shfaqen nivele prej 26,2% dhe 17,6% të forcës aktive për punë, përkatësisht.
Përsa i përket të gjithë bllokut të Bashkimit Europian, papunësia është në nivelin 10,8%.
Këto të dhëna publikohen ndërsa niveli i inflacionit në Eurozonë u zvogëlua në 2% në muajin janar.
Sipas ekspertëve, një forcim relativ i monedhës së përbashkët është ndikuar nga masat e forta të kursimit dhe rënia e fuqisë blerëse, që kanë ndikuar në rënien e sasisë së euros në treg.
Një e dhënë e tillë mund të ndikojë që Banka Qendrore Europiane të reduktojë normën bazë të interesit (0,75% aktualisht) në takimin e saj të ardhshëm, në mënyrë që të ndikojë në rritjen e likuiditeteve në treg.
Top Channel