Capello zëvendëson Benitez tek Chelsea?

01/03/2013 21:00

Italiani Fabio Capello mund të jetë trajneri i Chelsea që në javën e ardhshme, ndonëse është aktualisht trajneri i kombëtares ruse.

Lajmi u publikua të premten nga e përditshmja britanike “The Sun”, e cila citoi burime të brendshme të kampionëve të Europës në fuqi.

Sipas raportimit, pronari i Chelsea, Roman Abramovich, mendon të negociojë me Federatën Ruse për të lejuar dypunësimin e Capellos, i cili mund të mbajë njëkohësisht drejtimin e përfaqësueses dhe atë të klubit të “Stamford Bridge”.

Aktualisht, Abramovich po kërkon një zëvendësues për Rafael Benitez, i cili në rast se nuk do të fitojë ndeshjen e ardhshme të kampionatit besohet se do të jetë automatikisht i shkarkuar.

Trajneri spanjoll kritikoi gjatë javës drejtimin e Abramovich dhe duke pasur parasysh pozitat e tij të lëkundura, pritet që shkarkimi i tij të jetë i afërt.

Trajneri i mëparshëm i Rusisë, Gus Hiddink, gjithashtu drejtoi Chelsea si i dypunësuar, pas ndërhyrjes së Abramovich, i cili është një prej donadorëve kryesorë të Federatës.

Përsa i përket zgjedhjes numër një për sezonin e ardhshëm, ai vazhdon të mbetet Mourinho, ndonëse pozitat e portugezit janë të paqarta dhe për të interesohet edhe Paris SG.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA