Një ditë pune e zakonshme për një fotoreporter në Kinë mori një kthesë të papritur, kur me aparatin e tij ai arriti të fotografonte shumë më tepër nga sa kishte parashikuar në një ditë rutinë.
Fotografi, i cili punonte për llogari të një gazete në krahinën kineze të Hubeit, mbërriti në një urë mbi lumin Jang-ce, në Vuhan, për të bërë disa foto të trafikut të rënduar, në një ditë me mjegull të dendur.
Papritmas, duke shkrepur disa foto, atij iu shfaq një njollë e zezë në pjesën e djathtë të ekranit të aparatit.
Duke iu bindur reflekseve të fotoreporterit, ai vazhdoi të ndiqte objektin me aparatin e tij, duke shkrepur poza.
Objekti i shkëputur nga ura ra në lumin e ndodhur poshtë dhe u zhduk në rrymën e turbullt. Fotografi, pasi konsultoi me vëmendje pozat që kishte shkrepur, pa me tmerr se “njolla e zezë” ishte një njeri, i cili vendosi t’i jepte fund jetës së tij.
”Isha i shtangur dhe kur personi po binte në lumë, dëgjova se dikush ishte hedhur. Papritas, pashë një grua të afrohej drejt pragut të urës dhe ajo u hodh gjithashtu. Nuk dija ç’të bëja tjetër përveçse të fotografoja edhe atë. Të gjithë mbi urë mbetën të paralizuar”, deklaroi fotografi.
Disa orë më pas, policia identifikoi të vetvrarin si një shtetas 20-vjeçar. Përsa i përket vajzës, ajo mbetet ende e paidentifikuar, por besohet se ishte e dashura e tij.
Top Channel