SHBA, vdekja e fëmijës rus aksidentale

28/02/2013 00:00

Vdekja e një djali 3-vjeçar nga Rusia në Teksas është cilësuar si aksidentale, në një moment kur rasti ka rritur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Moskës.

Max Shatto, i adoptuar nga një jetimore në Rusi, vdiq më 21 janar. Një zyrtar rus reagoi duke deklaruar muajin e kaluar se ai ishte vrarë nga e ëma adoptive.

Katër mjekë ligjorë arritën në përfundimin se i mituri kishte vdekur aksidentalisht nga dëmtimi i arterjes në bark dhe se kishte maviosje në trup për shkak të disa plagëve që i kishte shkaktuar vetes.

Pas rishikimit të rezultateve të ekzaminimeve të kryera pas vdekjes, mjekët thanë se prindërit adoptivë të Max Shatto nuk kishin bërë asgjë të gabuar.

Deputetët rusë reaguan ashpër ndaj ngjarjes dhe kërkuan që vëllai i Max të kthehej në Rusi, duke e përdorur vdekjen si një justifikim për të ndaluar adoptimet në Amerikë.

Komisioneri për Fëmijët pranë zyrës së Kremlinit, Pavel Astakhov kishte njoftuar lajmin e vdekjes së fëmijës në Twitter, duke shkruar se prindërit adoptivë e kishin vrarë atë.

Por mjekët ligjorë në Kontenë Ektor të Teksasit deklaruan se vdekja e Max nuk ishte e qëllimshme. Rezultatet e autopsisë treguan se maviosjet në pjesë të ndryshme të trupit të fëmijës ishin shkaktuar nga vetë ai, pasi sipas raportimeve vogëlushi kishte çrregullime mendore që e çuan në vetëlëndim.

Top Channel