LSI: Nxisim punësimin dhe eksportet

28/02/2013 20:05

Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë nisi shpërndarjen e paketës me propozime për përmirësimin e klimës së biznesit, partive politiuke në vend.

Kryetari i kësaj Dhome, Nikolin Jaka, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të shoqatave të biznesit, i dorëzoi zyrtarisht kreut të LSI-së, Ilir Meta, propozimet.

”Ne patëm një takim të ngrohtë, ku morëm mirëkuptim e zotit Meta për të gjitha pikat dhe kërkesat, kërkesa që vijnë si nevojë e shqetësimeve që ka sot biznesi. Njëkohësisht, kjo është edhe një paketë që është analizuar dhe studiuar nga Dhoma e Tregëtisë dhe Shoqatat e Tjera”, deklaroi Jaka.

”Është e domosdoshme të përqendrohemi më shumë në realizimin e polikave ekonomike që do të mbështesin e rrisin prodhimin vbendas, që do të garantojnë një kreditim më të qartë për ekonominë, për bizneset e vogla dhe të mesme kryesisht. Përmirësimi i përgjithshëm i klimës së biznesit është një tjetër objektiv madhor, rritja e investimeve të huaja direkte, ashtu sikurse kemi nënvizuar si prioritet të jashtëzakonshëm për të garantuar një rritje të qëndrueshme rritja e prodhimit dhe eksporteve “made in Albania”, pasi këto do të bëjnë të mundur realizimin e qëllimit final, atë të uljes së peshës së papunësisë dhe rritjes së standarteve të tjera sociale në vend”, vlerësoi Meta në fjalën e tij.

Ndër kërkesat drejtuar partive politike për çështjet që duhen përfshirë mes programeve të tyre përfshihet heqja e TVSH-së për një sërë makinerish, heqja e sistemit të referencave për importet-eksportet, hapja e Bankës Ekonomike për Zhvillim dhe një sërë elementësh të tjerë. Po ashtu, heqja e tatimit mbi fitimin për të gjithë bizneset e reja në trevjeçarin e tyre të parë të punës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA